Fëmijët kanë katër herë më shumë gjasa të shtrohen në spital gjatë valës Omicron, në krahasim me Deltan
Fëmijët kishin gati katër herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital gjatë valës së variantit të Omicron COVID-19 krahasuar me atë të shkaktuar nga Delta, sipas një raporti të ri nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Raporti shqyrtoi të dhënat e shtrimit në spital në Shtetet e Bashkuara që nga koha kur Delta ishte dominuese (të cilën CDC e caktoi nga 1 korriku deri më 18 dhjetor) dhe kur Omicron ishte dominues (19 dhjetor 2020 deri më 22 janar 2022).
Studimi zbuloi se gjatë javës së pikut të Omicron, 7.1 fëmijë për 100,000 u shtruan në spital çdo javë me komplikime të lidhura me COVID-19 krahasuar me 1.8 për 100,000 gjatë javës së pikut të Delta.
Shkalla e shtrimit në spital ishte shumë më e ulët tek adoleshentët që ishin vaksinuar sesa tek ata që nuk ishin vaksinuar, sipas studimit të CDC.