Fëmijët mbipeshë, probleme me kockat

Fëmijët mbipeshë rrezikojnë të kenë më tepër probleme me kockat dhe muskujt, sesa bashkëmoshatarët e tyre që kanë një peshë trupore normale. Të paktën ky është përfundimi i një studim të kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Marilend,SHBA, sipas të cilit fëmijët mbipeshë shfaqin gati 4 herë më tepër rrezik për të pësuar fraktura se fëmijët me peshë normale. Por jo vetëm kaq. Këta ankohen për dhimbje kockash e muskujsh, dhe një sërë komplikacionesh të tjera të tipit ortopedik. Në studim janë analizuar rastet e 227 fëmijëve mbipeshë dhe 128 me peshë normale. Pas analizimit të të dhënave ka rezultuar se 6,6% e fëmijëve mbipeshë ankoheshin për dhimbje muscolo-skeletike, p.sh në gjunjë dhe për vështirësi në lëvizje.

Share With:
Translate »
768 Views