Fëmijët me gurë në veshka/ Mjekët: Mbajini larg kripës, pijeve me gaz e ushqimeve të konservuara

14 persona në çdo 100 banorë rezultojnë të jenë me gurë në veshka. Përveç gjenetikës edhe ushqimet apo pijet me konservantë kanë ndikimin e tyre.

Dhe kjo bëhet edhe më shqetësues kur 2 % e këtyre rasteve janë fëmije të vegjël .Ndaj mjekët nefrologë tërheqin vëmendjen ndaj prindërve.

“Një prind që ka fëmijë të vogël duhet të bëjë kujdesen me ushqimin e fëmijës, larg të skuqurave, kripës, pijeve me gaz apo konservarnte. Fëmijët me gurë në veshka 70-80 % e rasteve përfundojnë në dializë”, tha  Prof. Dr. Myftar Barbullushi.

Në mënyrë që të mos krijohen gurët në veshka duhet konsumuar shumë ujë dhe jo lëngje me sheqer, por sipas një studimi shqiptarët konsumojnë shumë pak ujë.

“Shqiptarët konsumojnë deri në 600 ml ujë, duhet mbi dy litra”, u shpreh Barbullushi.

Mjekët neforlogë ngrenë alarmin pasi gurët në veshka nuk janë thjesht një dëmtim i veshkave por pas tyre fshihen sëmundje të tjera.

Mënyra e jetesës lidhet me shumë sëmundje të cilat në vendin tonë janë rritur për shkak edhe të kequshqyerjes.

Share With:
Translate »
132 Views