Fëmijët mungesë të theksuar të vitaminës D
Mungesa e vitaminës D tek fëmijët, po kthehet në një problem sipas mjekëve në vendin tone. Mjekja pediatre, Sonila Brati shprehet se tek kjo grupmoshë ndeshet më shpesh ky fenomen, por ka dhe raste tek të rriturit
Specialistët rekomandojnë marrjen e suplementit të vitaminës D nga Shtatori deri në Mars, por duhet shfrytëzuar edhe moti me diell.
Mjeket ndër të tjera theksojnë se prindërit duhet t’i nxjerrin të vegjlit në natyrë dhe t’i ushqejnë sa më shëndetshëm për të përfituar mjaftueshëm Vitaminën D.