Fëmijët në shkollë bukë me vete”, nutricionistja: Nuk është shtrenjtë të ushqehesh shëndetshëm
Nutricionista Albana Daka në studion e “Jeto me Orën” në RTV Ora u shpreh kundër dhënies së lekëve fëmijëve në shkollë. Ajo sugjeroi që fëmijët të ushqehen shëndetshëm dhe të marrin bukë me vete nga shtëpia.
Albana Daka: “Regjimi ushqimor i fëmijëve do të jetë ashtu si regjimi ushqimor familjar. Do jetë i dominuar, unë mendoj me atë bukën me vete në shkollë të përgatitur nga shtëpia, me gjëra të thjeshta. Me një vezë pse jo, me një frut me vete, me atë shishen e ujit. Por unë do isha totalisht kundër dhënies së lekëve fëmijëve me vete dhe shkollat duket pasur ato dyqanet brenda ambienteve ose afër tyre stimulojnë fëmijët që të blenë pije me gaz, pije energjike dhe pastaj ne pretendojmë që fëmijët mos jenë hiperaktivë.