Fëmijët po i edukojmë gabim dhe fajin e kanë këto fjali

Askush nuk ka thënë që të prindërosh është gjëja më e lehtë në botë. Të menaxhosh një, dy apo me shumë fëmijë nuk është e thjeshtë dhe ato që shkaktojnë më së shumti dëm janë disa fjali që ndoshta ia themi edhe çdo ditë dhe s`e dimë sa keq bëjmë. Psikologët kanë treguar disa nga situatat, ç`themi e realisht ç`duhet të themi.

Themi: “Pusho së qari! Duhet të ishte treguar më i kujdeshëm”, në vend të: “Le të mendojmë se si do ta zgjidhim këtë”.

Kur i mësojmë se duhet me patjetër që t`u pëlqejnë të gjithëve. Qoftë edhe kur i kërkojnë shokët detyrat për të kopjuar t`ua japin. Vetëm për t`i hyrë në zemër shokëve. Jo, në jetë nuk është e thënë të na duan të gjithë dhe për më tepër interesaxhinjtë.

Themi: “Katër sërish? Ç`do bëhesh, roje”, në vend të: “Ti je i zgjuar. Përpiqu më shumë herën tjetër”

Ia japim gjithçka që kërkon, ia blejmë për tekë edhe për herë të dytë diçka. Ndërkohë që mund t`i themi: “Ti e ke një arush. Nuk do ta blesh edhe këtë”.

Themi: “Dole keq në provim dhe s`ka tablet”, në vend të: “Nuk e kupton Ligjin e Dytë të Newtonit? Ta shpjegoj unë”.

Nuk është e thënë që t`ia zëmë çdo ditë me kurse argëtimi. Duhet të kalojë edhe kohë në shtëpi. Të hapë librat dhe të lexojë. Noti, kitara, pianoja, anglishtja duhen me masë.

Themi: “Jepja lodrën vëllait se është më i madh”, në vend që t`i asim të voglit: “Ti e ke lodrën tënde dhe kjo është e vëllait”.

Bright Side/ Pershtatur nga TIP/

Share With:
Translate »
1553 Views