Fëmijët po ndryshojnë audiencën shqiptare, kush fitoi mbrëmë?
Prej pak javësh, po kuptohet që audienca në televizionet shqiptare, po ndryshon. Në vend që të shohin politikën apo emisione me personazhe të fushave të ndryshme, siç ishte mbrëmë Zonë e Lirë, shqiptarët po zgjedhin formate më të vërteta që të argëtojnë e çlodhin.
Kush më mirë mund ta bëj këtë se sa fëmijët?! Edhe këtë të premte, regjistrimet treguan se spektakli i zërave të bukur të të vegjëlve, Voice Kids, ka fituar me një diferencë të dukshme.