Fëmijët refuzojnë të shkojnë në shkollë? Nga vjen kjo dhe si mund ta korigjojmë këtë sjellje
“Nuk dua të shkoj në shkollë”, kjo është shprehja e veçantë e çdo fëmije të vogël dhe dita ditës po bëhet akoma dhe më problematike. Shumë prindër e neglizhojnë këtë detaj në sjelljen e fëmijëve, pa ditur që kjo gjë mund të sjellë një problem akoma dhe më të madh për fëmijët, siçështë “ankthi i shkollës”. Është një term vërtetë i çuditshëm, por ankthi i shkollës e bën fëmijën të krijojë një opinion të keq mbi shkollën dhe ftoh mardhëninen e tij me të.
Shoqëria e sotme kërkon gjithmonë e më shumë nga fëmijët tanë dhe kjo gjë i bën ata të nervohohen. Nuk mund ta dimë që refuzimi për të shkuar në shkollë mund të jetë një formëproteste që ata ngrenë mbi ne. Psikologë të ndyshëm që meren me studimin e sjelljes së fëmijëve të moshës 2-6 vjeç, u dhanë përgjigjje shumë pyetjeve që mijra prindër kishin ngritur në mendje.
Pse ankthi i shkollës po haset akoma dhe më shumë tek fëmijët dita ditës?
Që prej dekadave të kaluara luftrat kanë qenë ndikuesit kryesor të gjendjes aktuale. Fëmijët nuk ishin të lejuar të lëviznin pa prindërit e tyre dhe jo më të largoheshin nga shtëpia. Kjo situatë vazhdonte deri në klasën e parë, kur fëmijët ishin të detyruar të shkonin në shkollë. Ky zakon vazhdon edhe sot, prandaj fëmijët e kanë shumë të vështirë të largohen nga shtëpia kur vjen koha për të shkuar në shkollë. Por ndonjëherë nuk janë fëmijët ata të cilët po gagojnë, sepse ndodh që ata detyrohen për të qënë larg prindërve që në një moshë të vogël, për shkak se prindërit detryrohen për të punuar dhe siguruar nevojat e familjes.
Disa fëmijë nuk shfaqin asnjë problem për të shkuar në shkollë, por si mund ta kuptojnë fëmijët që ata po vuajnë nga ankthi i ndarjes nga prindërit?
Tëvuash nga ankthi i shkollës nuk do të thotë vetëm të mos dëshirosh të shkosh në shkollë dhe të nervozohesh sa herë që duhet të ndahesh nga shtëpia apo prindërit. Ajo do të thotë qëfëmijët shfaqin shenja frike dhe ankthi sa herë që ato ndihen vetëm dhe të humbur. Duhet ta keni vënë re që ata ju pyesin shpesh nëse ju do të jeni gjithmonë pranë tyre dhe të mos e lini kurrë vetëm. Epo këto janë shenja të cilat ju tregojnë qartë që fëmijët po kalojnë një gjendje ankthi.
Çfarë mund të bëni për ta parandaluar këtë sjellje të fëmijëve?
Për të parandaluar ankthin e shkollës tek fëmijës duhet të filloni trajtimin e tij që në verë. Para se të fillojë shkolla bëni një shëtitje të shkurtër çdo mbasdite me fëmijën tuaj në shkollë që ai do të fillojë. Fëmija duhet të njihet me të dhe tëambientohet me rutinën që e pret në fillim të vitit shkollor. Nëse fëmijët janë më të vegjël se 6 vjeç, mund ta demostroni këtë skenë në shtëpi, duke improvizuar situate të ndyshme nga shkolla.
Po në rastet kur fëmijët shtiren si të sëmurë, si duhet vepruar?
Është e sigurt që të gjithë prindërit janë përballur të paktën një herë me këtë situatë, dhe jam e sigurt që e kanë ditur fare mirë që fëmijët nuk janë sëmurë, por thjeshtë nuk duan të shkojnë në shkollë. Në këto raste ju duhet të flisni me fëmijët tuaj dhe t’ia shpjegoni dëmin që ata i shkaktojnë vetes duke mos shkuar në shkollë. Lehtësojani sa më shumë këtë peshë fëmijës duke e bërë këtë hap sa më të thjeshtë në sytë e tyre. Mos harroni qëështë shumë e vështirë që fëmijët të ndahen nga ju, prandaj duhet t’i jepni atij kohën që i duhet.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.