Fëmijët rrisin rrezikun e aksidenteve me makinë

Sipas një studimi të bërë nga Nissan në Gjermani fëmijët në makina rrisin rrezikun e aksidenteve.

6 nga 10 prindër shpërqendrohen kur fëmijët luajnë në sendiljet e pasme.

Madje 1 në 5 ose 20% pranuan në sondazh se neglizhonin rregullat e trafikut.

Nissan tha se prindërit i largojnë sytë nga rruga ose heqin duart nga timoni gjatë kohës që fëmijët luajnë ose bëjnë zhurmë kur janë në makinë.

“Prindërit e tinë se udhëtimet familjare nuk janë gjithmonë të lehta dhe mund të jenë stresuese për shoferin,“-tha Philippe Roux, Drejtor i Përgjithshëm i Crossover në Nissan Europe. “Drejtimi i makinës dhe përqendrimi në timon duhet të jetë gjithmonë prioritet i shoferit. Udhëtimi me një makinë që mund të parashikojë dhe parandalojë situata potencialisht të rrezikshme do t’ju japë më shumë paqe mendore dhe do t’ju ndihmojë të përqendroheni në rrugë.”

Share With:
Translate »
505 Views