Fëmijët shqiptarë me sindromën down bëhen pjesë e setit fotograk më fantastik!
Në prag të Ditës Botërore të Sindromës Down (21 mars), fotografja Soela Zani dhe piktori Markel Capo kanë bashkëpunuar për të realizuar një set fotografik shumë të veçantë, ku protagonistë janë pikërisht fëmijët me sindromën down. Ideja e këtij projekti ishte e fotografes Zani, ndërsa Capo realizoi kurorat me lule të 21 portreteve të vajzave me sindromën Down.
Projekti i quajtur ’21 ekuinokse pranverore’ i Fondacionit Down Syndrome Albania (DSA) synon të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve dhe të thyejë tabutë për personat me sindromën Down në Shqipëri. Ndërkohë ju mund të kontribuoni në zgjerimin e mëtejshëm të misionit të DSA dhe të mbështesni shërbimet e tij duke dhuruar online, apo duke blerë lule tek Flowers by Down Syndrome Albania. Sipas statistikave në Shqipëri jetojnë 643 persona me sindromën down, mes tyre 300 fëmijë. anabel
