Fëmijët sot nuk dinë të vrapojnë. Ç’pasoja ka kjo?
Ai që sipas ekspertëve është një aktivitet spontan, i lindur, në fakt është në krizë nga një dembelizën tipik sidomos për ata që jetojnë në qytet.
iPad, më pak mundësi për të luajtur falas në shesh, apo edhe shqetësimi i prindërve për t’i lënë fëmijët vetëm në hapësira po transformon stilin e jetesës së tyre.
Pasojat e jetës sedentare janë më të dukshme:
Fëmijët sot janë më pak të koordinuar se prindërit apo gjyshërit e tyre dikur.
Shumica e fëmijëve sot nuk dinë të vrapojnë, por edhe kur ecin janë më pak të shpejtë, kanë më pak fleksibilitet, më pak shkathtësi, më pak sinkronizm të lëvizjeve. Disa ecin pa lëvizur krahët. Ata duken si robotë.
Tonino Andreozzi është zëvendësdrejtor trajner për kombëtaren nën 23, 20, 18 të Fidal dhe ka dyzet vjet në botën e atletikës.
“Shpesh mungon një hap i rëndësishëm: vrapimi spontan”, thotë ai.
Duke hequr dorë nga vrapimi, fëmijët dhe të rinjtë humbasin diçka të çmuar. Aktiviteti aerobik përmirëson aftësitë metabolike, sistemin kardiovaskular dhe të sheqerit; forcon muskujt, përmirëson humorin dhe gjumin. Ndihmon kujtesën dhe rrit përqendrimin. Fëmijët nën dhjetë vjeç që praktikojnë aktivitetet ludiko-motorike kanë në fakt aftësi më të madhe për zgjidhjen e problemeve, memorizimin dhe janë më të vëmendshëm ndaj shkollës, krahasuar me ata që bëjnë jetë sedentare. Kjo sepse ata zhvillojnë më shumë hipokampusin, pjesën e trurit përgjegjës për kujtesën dhe ndjenjën e hapësirës.