Fëmijët surprizojnë Diddy-n në burg për ditëlindjen e tij

Sean “Diddy” Combs mbushi 55 vjeç më 4 nëntor. Në një video të postuar nga djali i tij, Justin Dior Combs, fëmijët e reperit i kënduan atij “gëzuar ditëlindjen” përmes telefonit. Zëri i Diddy në telefon u shfaq për herë të parë që nga arrestimi i tij. Diddy e kaloi ditëlindjen e tij të 55-të në burg për shkak të akuzave të shumta që janë ngritur ndaj tij për sulme seksuale.

Në video, shfaqeshin fëmijët e reperit teksa këndonin “gëzuar ditëlindjen për babin”. Pas këngës, vajza e tij e vogël fryu qiriun e tortës. Justin i ka shkruar videos, “Gëzuar ditëlindjen, të duam! 🎂❤️.”

Pas këndimit të këngës, reperi dhe producenti iu përgjigj fëmijëve të tij duke thënë: “Ju dua të gjithëve, mezi pres t’ju shoh. Jam krenar për ju, faleminderit që jeni pranë meje dhe më keni mbështetur, kam familjen më të mirë në botë. Ditëlindja ime, jam i lumtur që më bëre këtë telefonatë, do të shihemi pas disa ditësh!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Dior Combs (@princejdc)

Share With:
Translate »
27 Views