Femrat që përpiqen të mbesin shtatzënë janë më aventureske në shtrat

Një studim ka zbuluar se femrat janë më aventureske në seks kur përpiqen të mbesin shtatzënë.

Sipas hulumtimeve, femrat bëjnë më shpesh seks gjatë kësaj periudhe dhe, veç kësaj, ato gjithashtu i ndryshojnë më shpesh pozitat gjatë seksit me shpresën se do të mbesin shtatzënë më shpejt.

Anketimi tregon se ato e ndryshojnë sjelljen në përgjithësi – si në shtrat, si jashtë tij – sepse janë të brengosura për gjasat e tyre për t mbetur shtatzënë.

Megjithatë, ekspertët tregojnë se kjo gjë është e dëmshme, pasi që pengesa më e madhe për t’u ngjizur është shqetësimi dhe ankthi.

Ekspertët thonë se çelësi për të mbetur shpejt shtatzënë është duke bërë seks të rregullt si gjithmonë dhe duke e shijuar atë, në vend se ta shihni atë si “detyrë” apo “obligim”.

Përveç kësaj, në periudhën para shtatzënisë femrat ndryshojnë shumë, ku fillojnë t’i adoptohen ushqimit të shëndetshëm, përpiqen të humbin peshë, e madje e shmangin edhe alkoolin.

Share With:
Translate »
723 Views