Fero konfirmon gjininë e fëmijës së tyre me foton më të ëmbël të Arbenitës

Disa javë më parë Prive.al publikoi se Arbenita është në pritje të një vajze dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe Fero ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto të Arbenitës, në të cilën ajo shfaqet me një fustan ngjitur pas trupit dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.

Përkrah fotos së ëmbël të partneres, reperi ka shkruar: “Qikat e mia”, shoqëruar me figurën e 2 zemrave.

 

Në foto dallohet qartë se shtatzënia nuk e ka ndryshuar aspak Arbenitën dhe se ajo vazhdon të ketë të njëjtat linja perfekte trupore. Pavarësisht se pritja e ëmbël po shkon drejt fundit duket se modelja nuk ka shtuar shumë në peshë. Këto kohë ajo ka qëndurar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë.

Share With:
Translate »
652 Views