Fero rrezikon në trafik veten dhe Ninën, merr në timon vajzën 8-muajshe
Artisti Feronit Shabani ka disa muaj që është bërë baba për herë të parë dhe qdo herë tregon dashurinë që ka për vajzën e tij,
Por, së fundi reperi Fero ka bërë një veprim i cili nuk është edhe i pranueshëm apo për tu marrë shembull.

Derisa ka qenë në veturë me vogëlushen e tij ai ka ulur në prehër vajzën dhe sipas tij po e mësonte të vozitë.
Sipas videos shihet një rrezik tejet i rëndë duke qenë se Ninha është foshnje 8 muajshe e që po lëvizte tërë kohës.
Ndërsa, këngëtari shihet të mburret me këtë veprim të bërë, por që kjo është e ndaluar sipas ligjit të trafikut të Kosovës dhe është gjest që gjobitet.Dikush i ka bërë 25 vjet e hala nuk u mësu me vozitë, ti me 8 muaj po vozitë, ashtu qika jem” dëgjohet duke thënë Fero me mburrje.