Festa në familjen e Ledina Çelos, që nga viti i kaluar, një prej tyre ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë

Ledina Çelo na befason sa herë publikon foto nga festat në familje. Ata vishen të gjithë aq bukur, mjedisi i shtëpisë është aq i ngrohtë, tryeza është e rregulluar me aq klas, sa duket sikur po presin Mbretëreshën e Anglisë, por nëse po të ishte ashtu do merrnin thjesht një vlerësim për shijen, fakti që gjithçka e bëjnë për familjen dhe kujtimet e tyre, meriton një vlerësim shumë herë më të madh. Jemi mësuar tashmë që çdo Vit të Ri, ditëlindje fëmijësh, apo Halloween, ajo organizon veshjet, dekorin dhe realizon një set të mrekullueshëm fotosh.

Nëse doni të shihni si janë veshur këtë vit në familjen e Ledinës, ajo ka publikuar fotot…

Ajo me një golf dhe fund deri te gjuri, bashkëshorti shumë elegant, djali me një triko dhe këmishë, ndërsa vajza me një fustan, çorape të bardha me dantellë dhe këpucë me një rrip. Të gjithë shumë bukur…Më pas duket sikur Ledina e ka ndërruar veshjen e ngushtë, me të njëjtat tone ngjyrash për të ruajtur të pandryshuar atmosferën e fotove sepse Ledina nuk bën gabime të këtij lloji.

Vitin e kaluar, ajo kishte veshur një fustan të gjelbër me dizenjo, bashkëshorti ishte pa xhaketë, djali me një pulovër, ndërsa e bija me një triko e një kapëse të verdhë flokësh.

Por shikojeni pak këtë vit vajzën e Ledinës. Është, më shumë sesa vjet, vajza e Ledinës në pamje.

Në kokë mban një aksesor tyli, ka veshur fustan dhe qëndron si një zonjushë e vërtetë me ca shikime lozonjare e misterioze në tryezë…

Dihet që fëmijët ndryshojnë shumë më shpejt sesa të rriturit, por ajo ka ndryshuar dhe më shumë sesa i vëllai. Nga një vogëlushe është bërë një princeshë…Me atë aksesor në kokë, ka qenë gati edhe po të vinte Mbretëresha e Anglisë.

Share With:
Translate »
1034 Views