Festat arrijnë më herët në familjen Ejlli, sjellin imazhe të veçanta

Luizi dhe Kiara momentet e bukura me të voglën e tyre Lunën shumë herë i ndajnë edhe me ndjekësit.

E këtë radhë kanë publikuar imazhe të veçanta me aromë festive.

Kiara dhe Luna të veshura në fustane në ngjyrë të kuqe kanë rrëmbyer vëmendjen e gjithë rrjetit.

“Këtë vit, Krishtlindjet erdhën më herët në familjen tonë, duke sjellë gëzim, dritë dhe ngrohtësi të papërshkrueshme. Shtëpia jonë është mbushur me magjinë e festave, tingujt e qeshjeve dhe emocionet e para të bebushes sonë për këtë sezon të veçantë. Çdo moment ndihet si një dhuratë, sepse këtë vit kemi arsyen më të bukur për të festuar: një zemër të vogël që e bën çdo ditë të ndihet si një mrekulli” ishin fjalët e Kiarës.

Share With:
Translate »
38 Views