Festat mbërritën në familjen Fejzullahu me foton traditë
Të gjithë i mbajmë mend fotografitë aq të bukura që na solli vitin e kaluar familja Fejzullahu, ku krahas Ermalit, Arianës dhe tre fëmijëve të tyre, ishin edhe Sabriu me bashkëshorten, duke sjellë jo vetëm poza të bukura për syrin, por edhe nënkuptime tepër të veçanta. E duket e këtë traditë do ta ndjekin edhe sivjet. Ermali sapo na ka zbuluar këtë fotografi të mrekullueshme të fëmijëve të tij ulur poshtë bredhit. Mesa duket pritet një set i tërë fotografik këtë vigjilje festash, sepse edhe Ariana ka postuar një foto nga i njëjti fotograf në profilin e saj, por pa na treguar më shumë.Mesa duket këto janë vetëm për të na bërë “nxemjen”. /Kids’Time/
