Festë dhe dashuri! Në gëzimin e familjes së Dojnës këtë fillim viti s’mund të mungonte Vlashenti!
Vetëm dy ditë më parë, këngëtari i njohur Vlashent Sata konfirmoi më në fund lidhjen e tij të shumëpërfolur të dashurisë me moderatoren e dashur të ekranit, Dojna Memën.
Me një video-kolazh të momenteve të tyre më të bukura, ai i tregoi botës se çifti duhet dhe kjo punë ka marrë fund!
“Uroj qe ky fundvit t’ju gjeje me zemren dhe syte plot dashuri. Gjithçka tjeter do të behet me mire ???? @dojnamema“- shkruante ai.
Dy zogjtë e dashuruar sigurisht që e kanë pritur bashkë ndërrimin e viteve, gjithashtu në shoqërinë e familjes së Dojnës.
Vetë moderatorja ka ndarë foto nga atmosfera e tyre e gëzueshme në Instagram, ku kanë pozuar të gjithë duke buzëqeshur si një familje tepër e lumtur.
“Ky vit erdhi ndryshe. Pa madheshti, pa pretendim, pa shume zhurme dhe iluzionin qe 1 sekonde me shume pas 12-es do te bente çudine.Ndoshta prandaj ishte aq i dashur per mua! Nje tavoline qe flet shqip, njerezit e mi dhe Altinin e Mrizit qe çdo vit behet edhe me frymezues!”- shkruante Dojna krahas postimit.