Festë e dytë për Poin! Ledri i organizon ditëlindje përrallash në Prishtinë
Poem Blu, vajza e reperit të njohur Ledri Vula dhe Sara Hoxhës, ka festuar këtë të diel ditëlindjen e saj të pestë.
Pas festimeve të para në Tiranë ditën e dielë, festa ka vazhduar edhe gjatë natës së sotme me një tjetër organizim madhështor, këtë herë në qytetin e Prishtinës.
Babai i saj, reperi Ledri Vula, është kujdesur që t’i dhurojë një festë përrallore në Prishtinë.
Në pamjet e ndara nga festa, shihet një atmosferë plot gjallëri, ku Poem Blu është rrethuar nga shumë fëmijë dhe shokë të saj të vegjël. Dekori i veçantë dhe prania e personazheve të dashur për fëmijë e kanë bërë këtë ditë të paharrueshme për 5-vjeçaren.
View this post on Instagram
Kujtojmë që kjo është festa e dytë për Poem brenda pak ditësh.
Të dielën, në ditën e saj të lindjes, ajo pati një festë të parë të organizuar në Tiranë nga Sara. (LEXO KETU)
Edhe pse kanë ndjekur rrugë të ndara me njëri-tjetrin, Ledri dhe Sara po tregojnë një përkushtim maksimal për t’u siguruar që Poem t’i festojë momentet e rëndësishme me sa më shumë dashuri dhe lumturi në të dyja vendet ku jetojnë familjarët e saj.
View this post on Instagram
