Festë në familjen Beckham, Victoria dhe David fejojnë djalin e madh

Vetëm 21 vjeç, Brooklyn Beckham është fejuar me partneren e tij Nicola Peltz, 25 vjeçe.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime për “Daily Mail”, që tregojnë se Victoria dhe David i kanë dhënë djalit bekimin e tyre.

Këtë lajm Brooklyn e kishte ndarë me miqtë e tij të afërt, mirëpo s’ka vonuar shumë dhe fejesa ka shkuar në veshin e mediave.

Çifti po shijonte lidhjen e dashurisë për 9 muaj, derisa ka vendosur që marrëdhënia të kalojë në tjetër stad.

Ata i shprehin shpesh dashurinë njëri-tjetrit duke ndarë foto të shumta së bashku në rrjete sociale, ndërsa tani duhet të ndihen në qiellin e shtatë nga lumturia.

Më herët, Brooklyn ishte i lidhur me aktoren Chloe Moretz dhe më pas me modelen Hana Cross, të dyja 23 vjeç.

Share With:
Translate »
723 Views