Festë në familjen Gjebrea, Arditi feston 55 vjetorin ndërsa Jon na emocionon pafund
Mbrëmjen e djeshme, në një festë private, jo për sytë e publikut, ka festuar 55 vjetorin e lindjes artisti Ardit Gjebrea ! Krah njerëzve që i ka quajtur ‘familja ime’, Arditi ka kërcyer e festuar nën tingujt e muzikës live. Këngëtarja Juliana Pasha ka publikuar gjithashtu në Instagramin e vet disa momente nga festa tek Ardit kërcen kapur për dore me të shoqen dhe Annën e vogël ! Ndonëse djali ka munguar në festën e babait, ai sigurisht nuk ka ngurruar t’i dedikoj një urim në Instagram. Joni ka zgjedhur një foto nga fëmijëria e tij për t’i uruar dhe 100 vite të lumtura vëllait të tij të madh.

