Fifi poston foton e rrallë nga fëmijëria dhe mezi e njohëm!

Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjedhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e saj të famshme.

Mirëpo, ndër të tjera Fifi është komentuar edhe për format e saj trupore për të cilat nuk ka patur kurrë komplekse të flasë hapur dhe të përcjellë mesazhe mjaft domethënëse për të gjitha vajzat që mendojnë se dukja ka më tepër rëndësi se ajo çka ato zotërojnë me zemër e mendje.

Megjithatë, kohët e fundit, autorja e hiti “Zhurëm” ka nisur rrugën e gjatë të ndryshimit, pasi ka vendosur të humbasë disa kilogramë dhe kjo për shkak të shëndetit. Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se kilogramët e tepërt po i sillnin probleme serioze shëndetësore.

Tashmë vihet re tepër ndryshimi që i ka shkaktuar humbja në peshë, pasi ajo duket si tjetër njeri, shumë e bukur, ndonëse dukej një yll edhe më parë.

Por, a jeni kuriozë ta shihni se si dukej Fifi në fëmijëri?

Këngëtarja ka postuar pak minuta më parë një foto nga periudha kur ishte e vogël e paska qenë po aq yll sa sot. Nuk dihet se në çfarë moshe ka qenë këngëtarja këtu, por ajo pozon krah të afërmve të saj, teksa flokët i ka të zeza dhe me balluke.

Share With:
Translate »
494 Views