Filmi i ri i Pinocchio-s: Njerëzit kanë një *pyetje*, por do e zbulojnë vetëm kur të dalë filmi!
Jemi të sigurt se filmi i ri “Pinocchio” do jetë zgjidhja perfekte për një mbrëmje familjare, ose për të argëtuar të vegjëlit e familjes (dhe jo vetëm).
Më shumë se 80 vjet pas publikimit të tij origjinal, historia klasike më në fund po merr përmirësimin që meriton.
Filmi ka aktorë si Tom Hanks, që luan babain e Pinocchio-s, Geppetto, zdrukthtari i vetmuar e i moshuar që dëshiron një familje.
Joseph Gordon-Levitt bën zërin e mikut të Pinocchio-s, Jiminy Cricket, ndërsa Cynthia Erivo luan Zanën magjike Blu.
Efektet vizuale do të jenë fantastike!
Asnjë film i Disney-t nuk është i plotë pa efektet vizuale mahnitëse, por ky ritregim i “Pinocchio” do t’i ketë me tepricë. Ai kombinon më të mirën e të dy botëve: live-action dhe animacion.
Mbetet vetëm një pyetje: kush do të luajë Pinokun kur ai të shndërrohet nga një kukull prej druri në një djalë të vërtetë?
Burimi: Pop Sugar