Fiori Dardha humb nënën: Nuk fitoi vdekja, por parajsa që ti iu bashkove sot!

Moderatorja Fiori Dardha, ka humbur sot mamanë e saj. Pak ditë më parë, ajo festoi 68-vjetorin. Lajmin e dha vetë Fiori, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde!

Fiori Dardha humb nënën: Nuk fitoi vdékja, por parajsa që

Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdékja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’!”, shkruan moderatorja. Disa vite më parë, mamaja e Fiorit, ia doli të mposhtë kancérin e gjirit. Fiori vazhdimisht përmes postimeve në rrjetet sociale, shkruante për nënën e saj, duke treguar një grua të hékurt që i bëri ballë, shumë sfidavé në jetë.

Fiori Dardha humb nënën: Nuk fitoi vdékja, por parajsa që

Share With:
Translate »
1663 Views