Fishat e diabetit falas për fëmijët deri në 18 vjeç
Fëmijët që vuajnë nga diabeti do të përfitojnë fishat falas. Ishte premtimi i kryeministrit Rama për lehtësimin e kësaj kategori që vuan nga sëmundja e heshtur. Kjo do të thotë se rimbursimi do i kursejë të vegjëlve diabetikë, 6 deri në 10 mijë lekë në muaj.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pa nga afër procedurën e marrjes së fishave falas në farmacinë e rimbursimit të QSUT-së.
Pacientët nuk do të kenë të nevojshme marrjen e fishave çdo muaj apo çdo dy muaj sikurse ndodh me barnat e rimbursueshme, por do ti tërheqin deri në 6 muaj sasinë e plotë, pas rekomandimit nga mjeku I familjes, pranë farmacive të spitaleve.
Përfitues janë pacientët e moshës 0-18 vjeç. Në nivel kombëtar rimbursimi i fushave i kushton familjeve 1.2 mln lekë në vit
