Fitoi vendin e dytë në “Këngën Magjike”, Mikela Paluca: Mami për herë të parë më tha nga doli ky zë

Mikela Paluca, këngëtarja e re që mori ҫmimin e dytë tek “Kënga Magjike” e ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora ka folur mbi jetën e saj private dhe se si nisi të këndonte.

Ajo tregon se e para që e dëgjoi duke kënduar ishte mamaja e saj, e cila e dëgjoi një ditë në dhomën e saj të gjumit.

Mikela Paluca: Isha duke kënduar një ditë në dhomën tme dhe më dëgjoi mami dhe më tha: Po ky zë ku ishte, kujt i ngjau se asnjë në familjen time nuk këndon.

Mikela tregoi se leksionet e para për muzikë i ka marrë në Itali ndërsa kur erdhi në Shqipëri ka marrë leksione nga Juliana Pasha.

Mikela Paluca: Kam marr leksione nga Juliana Pasha. Tani punoj tek klubi i Julianës, “Lala Land”, këndoj aty me të. Kur më sheh më thotë gjithmonë se sheh një Julianë të vogël.

Pas kësaj këngëtarja shqiptare Juliana Pasha pati një videomesazh surprizë për Mikelën e cila u emocionua.

/Ora News

Share With:
Translate »
180 Views