Fiton betejën me kancerin, historia e 65-vjeçares Natasha Baruti: Shpeshherë mendova se do të vdisja, shpresa dhe forca vajza e vetme!

Ishte viti 2015, kur Natasha Baruti, asokohe 58 vjeçe do të diagnostikohej me kancerin e gjirit. Pas vështirësive që jeta i kishte servirur, si divorci me bashkëshortin kur fëmijët ishin në moshë të vogël dhe ndarja nga jeta e njërës nga vajzat në moshën 20-vjeçare kjo ishte sfida e radhës që ajo do të duhej të përballonte. Ajo mësoi mbi këtë sëmundje gjatë një pakete që përfitoi në Spitalin Amerikan dhe më pas, do të niste një betejë të gjatë mamografish dhe kimiosh. Natasha tregon se kurat për sëmundjen ishin të shtrenjta, e të ardhurat që përfitonte ishin mjaft të pakta, por ia doli falë ndihmës së të afërmve.

Një forcë e shtuar për të ishte dhe vajza. Tregon se seancat kimio dhe trajtimi me ilaçe ishin të vështira, ku jo rrallë herë ka menduar edhe vdekjen, por dëshira për të mos e lënë bijën të vetme vetëm, ishte burimi i shpresës për të.

Natasha tashmë thotë se e ka fituar betejën me kancerin e gjirit në anën e majtë, ndërsa kurat po i zhvillon ende sistematikisht për të mos u prekur gjiri i djathtë. Dieta e mirë ushqimore, por edhe aktiviteti fizik, kujdesi ndaj luleve, bahçes kanë bërë që sëmundjen ta përballojë më së miri. Ndërsa një pjesë të mirë të kohës, e kalon edhe te një kioskë të vogël private, ku tregton cigare. Fitimi siç thotë s’është shumë i vogël, por kënaqet kur kalon kohë me shoqërinë. Padyshim edhe në këtë hapësirë të vogël nuk do të mungonin lulet, aq të dashura për të.

65-vjeçarja ka një mesazh për të gjitha gratë, që vuajnë nga e njëjta sëmundje, si dhe tregon “sekretin” për të dalë triumfatore.

Share With:
Translate »
94 Views