Fitorja historike e Anglisë/ Shihni reagimet e princit Uilliam në stadium!
Mes mijërave tifozësh në stadiumin ku luhej ndeshja Angli-Gjermani i pranishëm ishte edhe Duka i Sussx së bashku me familjen e tij.
Duka dhe dukesha e Kembrixhit shkuan në Wembley me djalin e tyre, Princin George, për të parë nga afër përpjekjet e ekipit të tyre kundër Gjermanisë për fazën “16” të.
Princi William ishte në mbështetje të kombëtares dhe sigurisht që paraqitja e tij në tribunë nuk i bëri përshtypje askujt, pasi dashuria që ai ka për futbollin është e njohur. Videot dhe fotot tregojnë princin që jeton çdo moment të ndeshjes si një tifoz i vërtetë, ndërsa ai nuk heziton të duartrokasë çdo përpjekje të ekipit të tij.

I veshur për t’iu përshtatur edhe veshjes së djalit të tij me një kostum gri me detaje të kuqe, ai qëndron i buzëqeshur pranë Kate Middleton, e cila gjithashtu ka zgjedhur një xhaketë të kuqe për t’iu përshtatur ngjyrës së ekipit të tyre
