Fituesja më e re e llotarisë në Britani thotë se paratë në moshën 17 vjeçare “i shkatërruan jetën”

Një prej fitueseve të lotarisë në moshë më të re, thotë se fundmi se nuk ia uron askujt pasurinë shthurëse e cila në vend që t’i sillte lumturinë i dha vetëm probleme.

Duke folur në një episod të programit amerikan Dr Phil, tashmë 27 vjeçarja Jane Park, tregonte aspektet e errëta të fitores së pak më shumë se 1 milionë paundë në vitin 2013 kur ishte vetëm 17 vjeçe.

Në episodin me titull ‘Mallkimi i llotarisë,’ Jane nga Edinburgh në Skoci, diskutonte në rrjetin CBS shanset e llotarisë dhe arsyet që njerëzit tërhiqen prej saj.

Në episodin e transmetuar dje psikologu Dr Phil Phil McGraw diskutonte reagimin fillestar të Jane, e cila është tashmë “influencuese” e njohur në rrjet.

Ajo shpjegonte sesi kishte vrapuar për në shtëpi pasi kishte blerë biletën e llotarisë së çastit, dhe kur fitorja u konfirmuar, ishte inkurajuar të dilte publikisht si një nga milioneret më të reja të llotarisë.

Jane tregon: “Paratë i shpërdorova sepse nuk e dija vlerën e tyre, nuk kisha pasur ndonjëherë para dhe nuk njihja njeri me aq para”.

Por Dr Phil përmendi më pas abuzimin që Jane kishte pësuar gjatë viteve.

Ai tha: “Ty të kanë përndjekur, të kanë kërcënuar dhe anë komentuar gjithçka ti bëje, kur je 17 vjeç kjo mund të të dëmtojë”.

Ajo u përgjigj: “Do të dëshiroja të mos kisha fituar kurrë, nuk ia uroj askujt”.

Dr Phil shpjegonte sesi Jane kishte shpenzuar paratë në ndërhyrje kozmetike, çka nuk do të kishte bërë kurrë sikur të mos i kishte ato”.

Jane shpjegonte: “Kreva procedurën jashtë vendit dhe kur u ktheva isha infektuar me sepsis.”

“M’u desh një muaj për t’u rikuperuar”.

Ajo shtonte më tej: “Mendoja se do të vdisja. Nuk e dija çfarë kisha dhe ata më thanë se ishte reaksioni ndaj anestetikut”.

Vajza shton më tej: “Nuk jam penduar për paratë e shpenzuara, pendesa ime ishte vetëm që e bëra aq publike”.

Dr Phil më pas përmendi komentet e marra prej Jane vitin e kaluar kur njerëzit e quanin ‘budallaqe’ dhe diskutonin veprimet e saj.

Vaja tregon: “Këta njerëz besojnë se dinë më mirë se unë jetën time por ata nuk më kanë takuar kurrë dhe nuk dinë asgjë”.

Prej atëherë Jane ka punuar për të sensibilizuar për rritjen e moshës së lojës në llotari nga 16 në 18 vjeç në Britani, çka tani është kryer.

Edhe në vitin 2017, Jane kishte folur me mediat për pasojat e negative të llotarisë në moshën e saj të re: “Mendoja se do ta bënte shumë më mirë por e bëri shumë më keq. Shumicën e kohës dëshiroja të mos kisha para dhe e dija se jeta ime do të kishte qenë shumë më e thjeshtë sikur të mos kisha fituar”.

“Njerëzit më shikonin e mendonin, ‘sikur të isha si ajo, sikur të kisha paratë e saj’, por ata nuk e kuptojnë masën e stresit tim”.

Ajo thotë se nuk gjente dot një të dashur që të mos shkonte me të vetëm për paratë dhe në vitin 2019 kishte nisur të pozonte foto erotike në rrjet për të fituar para.

Share With:
Translate »
88 Views