Fjalët e ngrohta që i thotë djali Klajda Gjoshës çdo ditë para ikjes në punë

Ministrja e Integrimi, Klajda Gjosha, kandidate e LSI-së për qarkun e Tiranës, ka folur për jetën e saj jashtë politikës. E ftuar në “Vila 24”, ajo u ndal në jetën e saj personale, marrëdhënien e saj me të birin 2-vjeçar dhe bashkëshortin.

Gjosha thotë se shpeshherë i është dashur të sakrifikojë qëndrimin me djalin e saj Luis, ndërsa falënderon bashkëshortin për përkujdesin që ka ndaj të birit, në kohën kur ajo mungon në shtëpi.

“Pa të nuk do kisha pasur mundësi të arrija këtu ku jam. Ai e merr e çon në kopësht, ka luajtur një rol kryesor me djalin ndryshe jo fushatë që s’bëja dot, por as detyrën si ministre. Kemi edhe ndihmën e gjyshërve”,- tha ajo më tej.

Gjosha tregon edhe një moment të veçantë para se të sillte në jetë djalin. “Kam qenë në mbledhje deri pak momente para se të vinte në jetë Luisi. U kthye edhe në batutë në mbledhje se thoshja kam edhe pak kohë, kam edhe pak kohë”,- tregon ministrja.

Teksa i biri rritet çdo ditë, ajo rrëfeu se i vjen keq që nuk mund të jetë gjithë kohës pranë tij, gjë që e ka kuptuar edhe vogëlushi.

“Mami prapë tek puna?”, më pyet çdo mëngjes. E vetmja gjë që dua është që ai të ndihet krenar, këtë synim se harroj asnjë ditë të jetës sime.”, u shpreh Gjosha.

“Në 2015 e kam marrë me vete në një fushatë intensive në qarkun e Korçës, ka qenë fare i vogël, vetëm 7 muajsh. Këto momente e kanë bërë më të forte”,- tha ndër të tjera Gjosha.

Share With:
Translate »
767 Views