Fjalia që Harry s’duhet të thoshte për Meghan, babi i aktores i kundërpërgjigjet

Teksa po tregonte se sa bukur ia kishte kaluar Meghan Markle, tashmë e fejuara e tij, Krishtlindjet e para me familjen mbretërore, fjalia që princ Harry përsëriti më shumë ishte: Meghan pati familjen që nuk e kishte pasur kurrë.

Të gjithëve na bëri përshtypje diçka e tillë. E kemi ditur që aktorja i ka prindërit e divorcuar, por nuk e kishim menduar se ata nuk kishin qenë ndonjëherë një familje, e që nuk ishin kujdesur për vajzën e tyre. Një reagim nga Meghan nuk prisnin kurrsesi, por pas një deklarate të tillë, babai i aktores nuk kishte sesi të mos reagonte. Gjatë një prononcimi për BBC, ai u shpreh se Meghan ka pasur gjithçka ka dëshiruar.

“Normalisht që ka pasur një familje dhe ishte e privilegjuar. Meghan ka pasur gjithçka ka dëshiruar”, ka thënë ai.

Epo, princi nuk ka bërë mirë që ka thënë një gjë të tillë. /RC

Share With:
Translate »
849 Views