Fjolla Morina del nga burgu? Bashkëshorti i saj bën postimin dyshues
Më 21 korrik Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë në paraburgim 40 ditë me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, vijon të jetë aktiv në rrjete sociale dhe të shpresojë në lirimin e saj që ndoshta mund të ketë ndodhur.
Së fundmi, ai ka postuar një foto në “InstaStory” ku shkruhet se Zoti është i madh dhe gjithçka do të bëhet më mirë.
“Zoti është i madh gjithçka po bëhet mirë, Zoti e do njeriun e drejtë”, ka shkruar ai.
Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me bashkëshorten e tij, apo është thjesht një rastësi.
Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua në 19 korrik në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Kjo vjen si pasojë e arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy armë në makinë, teksa shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla e një person i tretë.