Flaka Krelani nuk do 1 apo 2 fëmijë por një skuadër futbolli

Në çdo dalje publike, në çdo koncert apo shfaqje live, Flaka Krelani është gjithmonë ashtu siç ka emrin, e zjarrtë në zë, në performancë, interpretim, por edhe në look. Vitet e gjata në muzikë i kanë dhënë artistes një pjekuri skenike që ajo e ndan me publikun e saj, të cilin e ushqen vazhdimisht me muzikë të mirë.

Po kaq e fiksuar qenka pas muzikës, saqë Flaka, me sa duket, nuk paska kohë për t’u fokusuar te jeta private. Këtë këngëtarja e konfirmoi edhe sot në “Pop Culture”. Pyetjes së Kelvit dhe Dojnës për të rejat e jetës private, ajo iu përgjigj: “Unë jam e fiksuar pas muzikës, pas karrierës, pas veshjes. Nuk jam gati për të ndryshuar dhe për të marrë përgjegjësi të tjera…” – tha këngëtarja ndër të tjera, por nuk mohoi se ka shumë dëshirë të ketë një familje të madhe, madje edhe të ketë 10 fëmijë: “Kam qejf të kem një skuadër futbolli, 5 me 5”, – tha ajo me të qeshur. Por ndërsa Dojnë i kujtoi se nëse donte këtë, duhet të niste nga puna, ajo me humor iu përgjigj: “Atëherë duhet ta lë karrierën për të bërë këtë…”

Por në të vërtetë nuk do të sakrifikojë kaq shumë. Flaka tha se për dashurinë nuk e sakrifikon muzikën, sepse njeriu që do të jetë me të në krah, do ta njohë edhe përmes muzikës, kështu që kompromise të tilla nuk mund të bëjë me të, për më tepër pas kaq shumë vitesh në muzikë.

Share With:
Translate »
714 Views