Flasin familjarët e Xhuljetës: Ata nuk ishin të lidhur, ai ishte manjak
Ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik pak javë më parë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave. Deklarata e fundit është dhënë nga një familjar i Xhuljetës, 19-vjeçarja që u vra nga Xhafer Mata. Në proçesverbalet e policisë shkruhet se Xhuljeta dhe Xhafer ishin si ish-të dashur, por ndryshe deklarojnë familja e 19-vjeçares.

Një i afërm i Xhuljetës është shprehur për “Panorama” se vajza nuk kishte pasur të dashur dhe se shqetësimet që ka pasur nga Xhaferi nuk ja ka thënë familjes për të parandaluar sherret. “Vajza nuk e ka pasur të dashur. As nuk ka folur me të. Ai ka qenë maniak. Të paktën ju gazetarët mbroni vajzat, sepse Policia nuk po vendos drejtësi. Mediat duhet t’i japin të drejtë vajzave, jo monstrave. Siç ka qenë vajza e drejtë, ne të drejtat do i kërkojmë. Fajtori edhe pse në Shqipëri nuk dënohet, të paktën të dimë kë të fajësojmë”, është shprehur ai.
