Flet babai i Stresit, kush është vajza që u kap në hotel me reperin

Vetëm dy javë më parë, reperi i njohur shqiptar ra në pranga e policisë me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të lëndëve narkotike. Por, më shumë se sa ky lajm, zhurmën në media e shkaktoi pikërisht prania e vajzës bionde që u gjend në të njëjtën dhomë me Stresin gjatë momentit të arrestimit.

Dhe ajo nuk ishte Kejsi, e fejuara e reperit! Mediat e përfolën gjatë identitetin e saj, por vetëm sot është zbuluar e vërteta. Ka qenë babai i Stresit, Sali Lushaj i cili ka folur publikisht duke dhënë kështu edhe një version zyrtar sipas tij të ngjarjes.

Në një intervistë të tij për “SevenBizz”, i ati i këngëtarit është shprehur se e gjithë situata është inskenuar, pasi vajza ka qenë thjesht e vetëm një fanse që kërkonte të bënte foto me djalin e tij.

Kaq është e gjitha sipas babait të Stresit, i cili thotë se gjithçka është sajuar aty për aty.

Share With:
Translate »
658 Views