Flet futbollisti i famshëm: “Mezi pres të bëhem baba, do jem në sallën e lindjes”
Ish-futbollisti italian, Christian Vieri do të bëhet baba për herë të parë.
Dhe 45-vjeçari mezi po pret që të mbërrijë në jetë vajza e tij.
“E gjitha familja jonë u çmend kur dëgjoi për pritjen e ëmbël. Nuk mund të pres derisa ajo të lindë. Ka mbetur edhe një muaj,”-rrëfeu Christian.
Vieri në një intervistë për “Verissimo” është shprehur se do të jetë në sallën e lindjes në momentin që bashkëshortja e tij Costanza Caracciolo, 28-vjeç, të lindë foshnjen.
“Është një eksperiencë e fortë por do të jem atje,”-tha ai.
Ish-futbollisti dhe Costanza janë njohur 15 vite më parë por vetëm para 1 viti e gjysmë kanë filluar të dalin.
“Constanza është numër 1. E kam njohur 15 vite më parë, por fillova ti shkruaj vetëm 1 vit e gjysmë më parë. Pastaj u takuam në Romë dhe filluam të dilnim,”-tha ai.
Ndërsa për një dasmë të ardhshme Vieri u shpreh: “Të shohim, nuk e kam problem. Le të lindë vajza, pastaj do të shohim.”