Flet gjyshja e vajzës që u dhunua në çerdhe: “Trembet natën, ka shenja kudo në trup”
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në çerdhen në lagjen nr. 8 në Durrës, ku eduktaroja ka rrahur brutalisht një fëmijë 18-muajsh. Gjyshja e vajzës ka treguar për News24 se vogëlushja ka pësuar traumë.
Mësohet se vajza 18 muajsh ka mbërritur në shtëpi me shenja të dukshme në fytyrë dhe trup, pasi furgoni i çerdhes e ka lënë para shtëpisë. “Që të shtunën ka ndodhur, dita e dytë në çerdhe. Kishte shenja në fyt, në shpinë. Në kopsht janë dy edukatore dhe pastruesja. Vajza trembet natën”, ka treguar gjyshja për News24. E mitura ka qenë e regjistruar në një çerdhe private, e për këtë arsye Bashkia e Durrësit është shprehur se kopetencat mbi kontrollet nëpër institucione të kësaj natyre përfshijnë vetëm sektorin publik.

Vajza 18-muajshe jeton vetëm me të ëmën dhe gjyshen, pasi prindërit janë divorcuar. Kujtojmë se pas denoncimit nga ana e së ëmës, kjo e fundit ka treguar se pronari i çerdhes i kishte hedhur një kartëmonedhë 5 mij lekëshe në fytyrë, në mënyrë që kjo e fundit të mos e kallëzonte në polici.