Flet infermierja që vodhi pacientin te Infektivi: E bëra për arsye ekonomike, kam fëmijën 2 vjeç…

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg infermieren e infektivit Ronida Hysin, e cila i vodhi 600 mijë lekë një pacienti me COVID.

30-vjeçarja, Ronida Hysa do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve. Hysi ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen. Ajo ka thënë se e bënte për arsye ekonomike dhe jetonte me fëmijën 2-vjeç.

Hysa u arrestua 2 ditë më parë, pasi u vërtetua se ajo kishte marrë 60 mijë lekë të reja nga pacienti që ishte i shtruar me COVID në Infektiv. 20 mijë lekë Hysa ia kishte marrë në kuletë, ndërkohë që 40 mijë lekët e tjera i kishte tërhequr nga banka, pasi djali i viktimës ia kishte dhënë në vete kartën ku dhe i kishte shënuar edhe pinin.

Share With:
Translate »
1405 Views