Flet ish-burri i Marsidës: Fëmijët ishin me mua, më kanë ofruar…
Etmond Sinka, babai i dy fëmijëve të Marsida Qatjas, është shprehur se në momentin e ngjarjes djali dhe vajza nuk kanë qenë në banesë por kanë qenë në shtëpinë e tij.
Ai deklaroi se me Marsiden janë ndarë prej katër vitesh me marrëveshje, por vijojnë të ruajnë një raport të mirë mes tyre, dhe se nuk kanë probleme.
“Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua , në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ke kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsiden kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale”, u shpreh ai.
Sinka, duke folur për ngjarjen dhe tha se nuk ka njoh je personale me djemtë e përfshirë.
Më tej ai deklaroi se kujdestarinë e fëmijëve e ka Marsida, por kohët e fundit, për shkak të lindjes së djalit të vogël, më së shumti fëmijët kanë qëndruar me të.
“Më kanë telefonuar për të më ofruar ndihmë psikologjike për fëmijët, por deri tani të dy janë mirë, nuk janë në gjende shoku”, pohoi ish-bashkëshorti i Marsidës, për Panoramën.