Flet mamaja e Oriola Marashit, ja pse nuk e takoj dot vajzën
Oriola Marashi siç dihet është vajza e Xhoi Jakaj ish drejtoresha e burgut të grave, e cila gjithmonë e ka treguar marrëdhënien e veçantë që ka me vajzën e saj të vogël. Mirëpo siç dihet Oriola është një vajzë shumë e angazhuar, herë me projektet e saj si modele, por edhe me grupin OTR pasi pritet që ajo shumë shpejt të publikojë këngët e saj.

Për këtë arsye Oriola nuk shpenzon shumë kohë me familjen e saj dhe kryesisht me nënën, e cila e ka treguar këtë gjë dhe në një koment që ka lënë së fundmi në foton e moderatores Aulona Musta.

Aty shfaqet Aulona duke përqafuar vajzën e saj Amarën dhe Xhoi e ka këshilluar që ta përqafojë fort pasi kur të rritet dhe ajo do ketë shumë punë si e bija.

“Nga ne familja jonë që ju duam shumë…Përqafoje fort se kur të rritet se kap dot…Ka punë si ime bijë.”, i ka shkruar ajo duke zbuluar se tani shihet shumë më rrallë me vajzën e saj.
