“Ju kam borxh” Flet për herë të parë Gjesti pas humbjes së vëllait

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti.

Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen.

“Përshëndetje të gjithëve! Si fillim doja t’ju falenderoja shumë për dashurinë që më keni dhënë nuk më keni lënë vetëm kurrë. Përpara se të postoj një video, ju kam borxh t’ju falenderoj shumë prej zemre dhe t’ju çoj një voice.  Shpresoj qëjeni mirë të gjithë! Shumë shpejt shihemi!

Faleminderit për dhuratat, më kanë ardhur të gjitha. Faleminderit, ju kam thënë që nuk keni nevojë për të tilla harxhime, por ju vlerësoj shumë. Më kanë hyrë shumë në punë gjatë asaj periudhe të vështirë. Më keni bërë sadopak të lumtur. Shihemi dhe dëgjohemi!”

Share With:
Translate »
53 Views