Flet vëllai i Matës: Jetimin do e mbajmë ne, nusja iku sepse Xhaferi e tradhëtoi me Xhuljetën

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike që ndodhi dje në zonën e Don Boskos, ka reaguar vëllai i autorit.

I tronditur për gjithçka kish ndodhur, ai tregon me dhimbje se ngjarja e rëndë ishte ende e pabesueshme për të.

“Nuk e shpjegoj dot pse arriti deri në këtë pikë. E dija që e donte shumë vajzën. Nga dashuria madhe iu errën sytë. Braktisi gruan për vajzën që donte, dhe e reja e tradhtoi. Ende nuk e besoj që gjërat shkuan kështu. La jetim fëmijën 1 vjeç, – u shpreh vëllai i Xhaferr Matës.

I pyetur se çdo të ndodhë me djalin e mitur ai u shpreh me lot në sy se fëmijën do ta rriste familja e Xhaferit.

“Djali jeton me ne, kur u divorcua më gruan, fëmijën e mbajti Xhaferri. Ish-gruaja u kthye te njerëzit e vet, dhe djalin ia la vëllait. Fëmijën do ta rrisim ne”,-u shpreh me dhimbje vëllai i 31-vjeçarit. Një i afërm, i cili ndodhej në banesën e autorit tregon për të shkuarën e Xhaferit.

“U divorcua në dhjetor nga gruaja, mësuam se kishte një lidhje dashurie me 19-vjeçaren. Jemi të pushtuar nga dhimbja me tragjedinë që ndodhi, akoma nuk mund ta besojmë. Ishim në dijeni që Xhaferri e donte vajzën. Ishte shumë i qetë, punëtor dhe aspak problematik. Nuk e shpjegojmë dot këtë që ndodhi”,-u shpreh një i afërm i Xhaferit./ Marrë me shkurtime nga Gazeta Shqiptare

 

Share With:
Translate »
1099 Views