‘Flokarta ime sykristal’, Brunilda Lahe zbulon për herë të parë portretin ëngjëllor të së bijës
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit 2019. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e bukur Hana.

Brunilda ka publikuar shpesh foto pranë së voglës në rrjete sociale, mirëpo portretin e saj ëngjëllor e ka zbuluar vetëm sot. Moderatorja ka realizuar një set fotografik për kopertinën e revistës ‘Living’ me të bijën në krahë, duke e prezantuar për herë të parë me publikun.

“Nuk kam perjetuar lumturi me te madhe gjate nje sherbimi fotografik permes te cilit ju prezantoj me flokarten time sykristal”, shkruan Brunilda.

“Sot 8 muaj që edhe unë kam lindur bashkë me ty Hana ime”, ka shtuar ajo.





