“Flokët më binin me grushta”, mrekullia e fshehur pas fenomenit frikësues

Armandën, një mësuese e cila e ushtron profesionin e saj në Durrës, e kanë sjellë dy arsye në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Fillimisht ajo nis të shpjegojë historinë pas motivit të parë që e sjell në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e cila ndodhi para 7 vitesh.

Amanda kishte vetëm 6 muaj që ishte bërë nënë por flokët e saj nisën të binin tej normales. Kjo i ngjalli frikë, por fatmirësisht rezultoi të ishte një tjetër bekim në jetën e saj.

 

Armanda: Në 2016, para 7 vitesh shikoja që flokët e mi binin pafund, pafund, pafund. Në ato vite unë kisha gocën 6-muajshe dhe fillova të shikoja probleme te flokët të cilët më binin me grushta saqë unë fillova t’i mblidhja dhe thoja që këto flokët e mi që po bien nëse nesër Zoti do më lërë pa flokë unë do bëj paruke për veten time

Ardit Gjebrea: Të shkoi mendja për keq?

Armanda: Normale që më shkoi. Mendova se unë do kisha diçka të jashtëzakonshme për aq kohë sa unë fillova t’i mblidhja flokët mendova se është diçka jo normale.

Ardit Gjebrea: Sa  herë që i ndodh diçka njeriut, gjithmonë mendja që në fillim i shkon për keq, çfarë kam, mos kam ndonjë sëmundje të keqe…

Armanda: Mendojmë të keqen se të mirën e kemi… kështu vazhdoi historia që unë i mblodha flokët e mi.

Ardit Gjebrea: Po mirë e gjete motivin përse të binin?

Armanda: Patjetër që e gjeta.

Ardit Gjebrea: Cili ishte?

Armanda: Unë isha shtatzënë me fëmijën tim të dytë, me djalin tim.

Ardit Gjebrea: Po te fëmija i parë të ndodhte ky fenomen?

Armanda: Jo, nuk më ndodhi.

Ardit Gjebrea: Të ndodhi tek i dyti, thjesht nga shtatzënia.

Armanda: Nga shtatzënia.

Pikërisht prej kësaj historie, Armanda e cila nuk i ka lyer kurrë flokët apo të ketë përdorur pajisje stiluese  në ta,  ka vendosur që sot t’i dhurojë për këdo që ka nevojë për to./

Share With:
Translate »
270 Views