Flokët nuk priten kur jeni shtatzënë? Meghan sapo theu mitin
Sa herë që shfaqet në publik Meghan Markle, sytë dhe mendjen e kemi te paraqitja e saj! Ajo mori pjesë në një event në Kolegjin King, ku kishte zgjedhur të vishte një fustan të thjeshtë të zi dhe flokët onde i mbante të lëshuar.
Por të gjithë po thonë se ajo mund t’i ketë shkurtuar paksa!
![]()
Është e vështirë të thuhet me saktësi pasi Dukesha shfaqet larg në foto, por diferenca nga fotot e publikuara më parë është e dukshme.
Mjafton ta krahasoni me këtë foto ku shfaqet me flokë të lidhur:
![]()
Meghan ka dashur të bëjë një ndryshim, ose thjesht flokët e saj kanë pasur nevojë për pak rigjenerim.
Nëse keni idenë që flokët nuk priten kur jeni shtatzënë, atëherë ju themi që është vetëm një besëtytni që nuk duhet ta besoni.