Flori Mumajesi i ka shkruar një letër nënës që s’jeton më : Ike ditën që më linde

Ai ka patur një lidhje të fortë më nënën, thonë njerëz të afërt. Ndodh me djemtë zakonisht, por kur janë edhe kantautor fjalët janë edhe më të gjetura si kjo letër prekëse e Flori Mumajesit, i cili prej disa vitesh nuk ndan më në instagram përjetime personale, por për ditëlindjen e tij që përkon me ndarjen nga jeta të mamit të vet, ai e ka patur të nevojshme të ndajë dhimbjen dhe mungesën, duke na kujtuar se në thelb rrjetet sociale e kanë këtë meritë mes shumë të metash.

Letra e Florit: Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase ndaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur në këtë fotot dhe pikërisht sot! Sot u zgjova i djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve, si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit, asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur se kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.

Flori Mumajesi i ka shkruar një letër nënës që

Share With:
Translate »
137 Views