Florian Agalliu pason pasionin e tij për palestrën edhe tek e bija, e vogla stërvitet njësoj si babi
Florian Agalliu falë përkushtimit të tij në palestër ka arritur të krijojë një trup të formuar dhe muskuj. Nëpërmjet rrjeteve sociale ai na ka treguar shpesh se stërvitja në palestër i është kthyer në një rutinë të përditshme. Në fakt ushtrimet përveçse e ndihmojnë për të mbajtur trupin në formë, më së shumti shërbejnë për shëndetin. Këtë edukatë të stërvituri, duket se Floriani dëshiron t’ja kalojë edhe vajzës së tij. Pavarësisht se ajo është shumë e vogël në moshë, moderatori e mëson se si të ushtrohet me pesha që janë të përshtatshme për të. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një video të së bijës, e cila shihet duke ngritur një shkop, i cili shërben si një shtang për të. Kjo është një nga mënyrat më të mira jo vetëm për ta mësuar fëmijën se si të kujdeset për trupin dhe shëndetin, por edhe për të kaluar disa orë më shumë me të.