Florian Marku sot feston ditëlindjen, bashkëshortja bën postimin emocionues

Florian Marku vetëm pak ditë më parë, ia doli të mposhtë boksierin ukrainas, Maxim Prodan duke i rrëmbyer titullin kampion në kategorinë IBF.

Sot boksieri shqiptar feston ditëlindjen e tij të 29 dhe padyshim urimin më të veçantë e ka marrë nga personi i zemrës.

Bashkëshortja e cila është shtatzënë në një foto të postuar në Instagram i uron ditëlindjen me fjalët më të ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.  Jam me fat që kam një person si ty në krah. Mezi po pres që të vij në jetë fëmija jonë dhe të plakemi bashkë. Të dua shumë,” shkruan Irini.

Florian Marku sot feston ditëlindjen, bashkëshortja bën postimin

Share With:
Translate »
243 Views