Fluks fëmijësh në pediatrinë e Korçës
Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave ka shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës në pediatrinë e Korçës.
Mjeku Robert Rado thotë se fëmijët paraqiten me simptoma të vjellash, temperaturë të lartë dhe dhimbje barku
Mjeku Robert Rado:“Nga muaji tetor dhe në vazhdim kemi raste që na paraqiten me bark, të vjella, disa me temperaturë dhe disa të tjerë jo. Shumica e rasteve paraqiten në shërbimin tonë, marrin terapi ditore dhe largohen.”
Bluzat e bardha bëjnë apel që prindërit të bëjnë kujdes të shtuar për higjienën e fëmijëve ndërsa kërkojnë që të vegjlit e prekur nga viroza të mbahen në shtëpi për të shmangur përhapjen e infeksioneve tek të tjerët në çerdhe e kopshte.
Mjeku Robert Rado:“Larja e duarve është kryesore, konsumimi i ushqimeve të pastra, ndjekja në dinamikë e fëmijës, paraqitja tek mjeku i familjes brenda 3 ditëve të para dhe vlerësohet rasti nga mjeku.”
Ne pediatrinë e Korçës këto ditë marrin terapi ditore rreth 80 fëmijë ndërsa fluksi i shtrimit në pavione është 2 deri në 10 raste.